Rreth 49 mijë emigrantë kanë hyrë nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën Veriore, brenda 24 orëve të fundit, sipas zyrtarëve.
Siç raporton BBC, pamjet filmike dhe fotografitë e publikuara tregojnë mijëra persona duke hyrë në qytet me not të enjten, ndërsa mediat lokale raportojnë se kalimet e paligjshme kufitare kanë vazhduar edhe gjatë natës.
Turma, e përbërë kryesisht nga shtetas marokenë dhe algjerianë, thuhet se hyri në det nga ana marokene, duke notuar një distancë të konsiderueshme, përpara se të mbërrinte në bregun spanjoll dhe të hynte masivisht në Ceuta.
Thousands of migrants have streamed into the tiny Spanish territory of Ceuta in North Africa from Morocco, prompting local officials to call for help from Spain’s national government in Madrid to restore the border. pic.twitter.com/S2fTWapBzR
— The Associated Press (@AP) July 30, 2026
Shumë prej personave që mbërritën në qytet festonin, ndërsa disa prej tyre dëgjoheshin duke brohoritur: “Rroftë Spanja!”
INSANE FOOTAGE: Thousands of migrants continue crossing from Morocco into Spain’s Ceuta enclave, as local officials reportedly urge Madrid to declare a national emergency. pic.twitter.com/dlbbKOjBV1
— Breaking911 (@Breaking911) July 30, 2026
Megjithatë, situata u përshkallëzua shpejt. Sipas raportimeve, pas mbërritjes së tyre u regjistruan incidente, ku disa migrantë dyshohet se tentuan të hynin në banesat e qytetarëve gjatë natës.

