HomeBota

Askush s’do të luftojë për Izraelin!’ Protestoi kundër sulmeve në Iran, senatori amerikan ndihmon rojet të nxjerrin ish-marinsin me forcë nga salla (Video)

Askush s’do të luftojë për Izraelin!’ Protestoi kundër sulmeve në Iran, senatori amerikan ndihmon rojet të nxjerrin ish-marinsin me forcë nga salla (Video)

Senatori amerikan Tim Sheehy iu bashkua policisë për të dëbuar me forcë nga një mbledhje e Forcave të Armatosura një ish-marins. Brian McGinnis kundërshtoi luftën krah Izraelit.

“Asnjë nuk dëshiron të luftojë për Izraelin”, tha ai dhe ndërsa përpiqeshin ta nxirrnin jashtë, kishte futur dorën në hapësirën e kornizës së derës. Senatori iu bashkua rojeve të sigurisë, të cilët s’po arrinin dot ta mbanin marinsin që tha se Sheehy i theu dorën.

-Askush s’do të luftojë për Izraelin!

-Lëshoje derën!

-Senatori theu dorën! Një senator amerikan theu dorën e një marinsi! Më ka ngecur dora! Frikacak! Çfarë dreqin thua, senator?

McGinnis po kandidohet për Senat si kandidat i Partisë së Gjelbër.