HomeDebat

VIDEO/ “Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin”! Balluku: Po më bëhet gjyqi publik, jam rritur me të tilla gjyqe

VIDEO/ “Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin”! Balluku: Po më bëhet gjyqi publik, jam rritur me të tilla gjyqe

Ish zv/kryeministrja Belinda Balluku i dorëzoi sot, 6 mars, detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

“Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në bankete mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi.

Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistent në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur.

Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS-së, si një produkt i një Shqipërie europiane, duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për këtë vend, pasi kjo reformë u krye për të kthyer besimin e qytetarëve tek një drejtësi e drejtë dhe e pavarur.

Unë besoj tek kjo drejtësi dhe nuk do të më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur ajo godet kundërshtarët e mi politikë, pasi unë nuk kam kundërshtarë të tillë, dhe as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi besoj se ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë, dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjykata publike, nga gjysmë të vërteta apo nga gënjeshtra.

Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin.Po më bëhet gjyq publik”, u shpreh ajo.