Ja pse e humbi jetën Ladi Ndoja bashkëshorti i deputetes Elda Hoti!

Ja pse e humbi  jetën Ladi Ndoja bashkëshorti i deputetes Elda Hoti!

Hoti dhe bashkëshorti i saj i ndjerë janë prindër të dy fëmijëve, vajzë e djalë.

Nga një status në rrjetet sociale të Aleksandër Ndojës, vëllait të të ndjerit, bëhet me dije se Ladi Ndoja humbi jetën në moshën 46-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen tonë, që na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të pamasë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur Elda Hoti dhe dy fëmijët e vegjël, të cilëve u mungon tashmë shtylla e familjes së tyre.

Në këto çaste të vështira, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, të afërmve dhe dashamirësve, ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të rëndë.

U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, shkruan ai.