Sali Berisha ka reaguar pas fjalëimit të kreu të PS dhe Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit.
Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se Rama ofroi mbrojtje për Ballukun ndërsa e ktheu atë në të “paprekshme”.
“Të nderuar qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Ramës për Lubi Ballukun. Në fakt, elegjinë e tij për veten e tij dhe Lubinë. Ai hoqi një maskë dhe ofroi mbrojtje totale.
Ai iu tha shqiptarëve sot se Balluku është e paprekshme! Se SKAP-i është zero me bisht, se drejtësia nuk ekziston. Fjala e tij sot tregoi se është i gatshëm për çdo skenar. Ndaj dhe sot për çdo qytetar shqiptar, fjala është e tij, e qytetarëve.
I ftoj qytetarët në një kryengritje paqësore që ka njohur vendi. Njerëzit me integritet, të ndershëm, që jetojnë me djersën e ballit të tyre, s’do të pajtohen me këtë vendim.”, tha ai.

