Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-zv.kryeminstres Belinda Balluku, i cili sërish la në fuqi pezullimin nga detyra për deputeten socialiste.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon vendimin e kësaj gjykate.
Sipas tij, edhe pse Balluku është larguar nga detyra, ajo sërish pezullohet nga Apeli i GJKKO.
“Prit ore prit njëherë, se lajmi më fantastikoshkencor qenka ky i apelit të GJKKO.
Megjithëse Belinda Balluku nuk ka më detyrë ekzekutive, gjykata e ka lënë prap në fuqi pezullimin nga detyra.
Çfarë drejtësie!
Gjykata të gjykon edhe kur të mos jesh, jo thjesht në detyrë po as në këtë botë…
Vetëm mllefi ndaj personit e justifikon këtë budallëk juridik”, shkruan ai.

