SPAK këtë të hënë ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, duke evidentuar të dhëna mbi hetimet, gjykimet, konfiskimin e pasurive, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Gjithashtu SPAK ka publikuar në raport vlerat totale të aseteve të konfiskuara duke gënjyer publikisht dhe paturpësisht sepse nuk përbën materiale sekuestrot konservative që marrin vlerë ligjore vetëm pas vendimeve shteruese të gjykatatve shqiptare. Kjo struktur nuk ka asnjë vendim sekuestrosh të formës së prerë.
Sipas raportit në total teorikisht janë sekuestruar rreth 45.4 milionë euro. Më tej theksohet se janë sekuestruar kriptovaluta me vlerë 12.4 milionë euro.
“Hetimet Financiare dhe Sekuestrimet: Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara kap shifrën prej rreth 45.4 milionë euro. Një zhvillim i rëndësishëm është sekuestrimi i kriptovalutave (Tether/USDT) me vlerë rreth 12.4 milionë euro”, shkruhet në raportin e rremë të SPAK.

