Vetëm një grusht ithtarësh i janë bashkuar ‘Foltores’ së përjavshme të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha para godinës së Kryeministrisë.
Në pamjet me dron të siguruara nga Report TV vihet re një numër shumë i ulët të pranishmish në protestën e PD-së para Kryeministrisë, aq sa mund të numërohen me gishtat e dorës.
Protestave të thirrura nga Berisha para Kryeministrisë nuk po u bashkohen më as militantët e PD-së, pasi duket qartë një ‘firo’ e tyre nga tubimi në tubim.
Shkak për numrin e ulët të pjesëmarrësve është edhe dhuna dhe hedhja e molotovëve në protestat e fundit kombëtare të thirrura nga Berisha, të cilat kanë krijuar te njerëzit pasiguri për jetën.
Kujtojmë se në protestën e fundit kombëtare të thirrur nga Berisha, militantët e tij sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha (sot qendër kulturore), duke rrezikuar jetët e artistëve të huaj që ndodheshin brenda saj.
href=”https://www.facebook.com/share/v/1CBKaKgZmL/”>https://www.facebook.com/share/v/1CBKaKgZmL/

