HomeAktualitetDebat

Pasi u paraqit si i pandehur për korrupsion Berisha merrret me korrupsionin “imagjinar” të Ballukut! Mban Foltoren përpara Kryeministrisë duke zëvëndësuar Lapajn

Pasi u paraqit si i pandehur për korrupsion Berisha merrret me korrupsionin “imagjinar” të Ballukut! Mban Foltoren përpara Kryeministrisë duke zëvëndësuar Lapajn

Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka mbajtur Foltoren, përpara Godinës së Kryeministriës.

Takimit i janë bashkuar disa trushplarë të përhershëm qytetarë, si edhe aktori klloun Neritan Liçaj. Teksa kanë mbajtur fjalën e tyre, kanë bërë thirrje për t’u bashkuar kundër korrupsionit dhe padrejtësive të qeverisë Rama duke patur përballë njeriun e sanksionuar botërisht për korrupsion dhe krim të organizuar Sali Berisha

Partia Demokratike vazhdon protestën e saj nën drejtimin e Mul Nokës i hetuar nga SPAK për korrupsion dhe vjedhje, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat kanë vazhduar edhe pas rastit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku e cila nuk akuzohet në asnjë rrjesht për korrupsion dhe vjedhje, si familja Berisha, por për shkelje barazie në tendera që Berisha i vesh nenin e koprrupsionit, një vepër qesharak penale, duke e kthyer SPAK në avokatin e tenderëhumbësave.