Deri tani drejtësia e re nuk duket asgjëkundi. Para syve “me ato që shikojmë mjerë ne dhe ato që dëgjojmë lum si ne”! Dy kolonat kryesore të kesaj drejtësie SPAK dhe GJKKO që na nxorrën në tavolinë Fatmir Xhafaj dhe grupi që “qëndisi” reformën, janë kopja më e keqe dhe më e turpshme e një drejtësie që nuk e patëm kurrë. Ajo e diktaturës e ajo e plepistëve ishin “lule”… të merrnin ndonje lekë, por nuk të masakronin duke të lënë në mëshirën e fatit në dorë të ca juristave analfabet funksional me juridik demokratik nga Instituti Pedagogjik i Shkodrës.
Prokuroria dhe gjykata antikorrupsion sot është larg funksionit të detyrës së saj dhe as që e përligj emrin që ka, duke marrë funksione dhe atribute që dikur i kishte gjykata administrative…luftën e paprecedent ndaj shpërdorimit të detyrës në shkeljen e barazisë në tendera. Se çfarë e lidh krimin dhe korrupsionin me humbjen e një tenderi dhe preferecën që Agjencia e Prokurimit Publik i benë një subjekt koncensionar këte nuk ka nen apo paragraf në kodin penal shqiptarë që e shpjegon?!
Natyrisht nëse shpërdorimi i detyrës shoqërohet me mitmarrje apo mitdhënie të zyrtarëve shtetëror në grup apo edhe si individ atëhere kjo është vepër e rëndë penale dhe nën juridiksionin e SPAKdhe GJKKO.
Mirëpo në asnjë rast në këta 7 vite nuk është vërtetuar apo justifikuar masat drastike të arrestimeve në grup të zyrtarëve, që nga ata të pushtetit lokal e deri te ata të qevirisjes qendore element të korrupsionit dhe më skandaloze dhe në shkelje flagrante të kodit të proceduarës penale, korrupsioni pasiv dhe ai aktiv nuk trajtohen njësoj.
Rasti Veliaj është një nga dhjetëra rastet më të paprecedenta në trajtimin e kodit të procedurës penale, ku biznesmenët që pretendon prokuroria i kanë dhenë atij dhe bashkëshortes shuma financiare apo asete tjera… shumica të sajuar, janë të lirë. Rasti më flagrant është i pandehuri Fatmir Bektashi biznesmen ne fushën e ndërtimit ku akuzohet për korrupsion aktiv në çështjen Veliaj dhe për korrupsion pasiv në dosjen Partizani, por asque i ka hyrë “gjemb në këmbë”.
Kjo dhe shumë raste të tjera vërtetojnë se SPAK dhe GJKKO as nuk e njohin kodin e procedurës penale, por janë në unison të gatshëm për të luftuar shtetin, me armën që u ka dhënë vetë në duar disa sharlatanëve që nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën me simptoma e një grupi të rrezikshhme antishtet dhe antiqeveri.
Dhe faktet janë kokëforta.: Qindra tendera të dhurauar nga Berisha në grahmat e pushtetit të tij, pikrisht kur e kishte humbur dhe ishte koha e ndërmjetëm për të bërë largimin. Shitja e hidrocentraleve rentabël të Ulzës dhe Shkopetit kompanisë turke “Kurum, atyre të Bistrica 1 dhe 2, shitja ish hotel Dajtit Ministrisë së Financave, dhënia e 200 lejeve për ndërtime mikrohidrocentralesh që nga Malet e Valbonës e deri në Gramoz e Çajup, pa asnjë lloj tenderi dhe konkurence pa asnjë lloj studimi fizibiliteti dhe qindra bëma të tjera të bëra nga qeveritë Berisha, sikur Shqipëria të ishte xhungulë janë krimet më madhore që ijanë bërë vendit, por falë drejtësisë së dhuruar në dorën e “magjistarëvë të së keqes” askush nuk i përmend jo më t’i hetoi apo t’i gjykoi.
Krimet e Berishës, Abit, Zenit, Argitës, Liries për sytë dhe veshët e SPAK dhe GJKKO nuk janë asgjë në krahasim me “krimin e frikshëm” të shkeljes së barazisë në tendera, që do na gëzojnë tendërhumbësit ndërsa tendërfituesit do ngrohin xhepin me paratë e punë së tyre por jo të vjedhura dhe grabitura si gjithë kadta e kaluar dhe e harruar e qevrisjes Berisha.
Krimet e 14 shtatorit, 21 Janrit, konflikti makabër ku humbën jetën dhjetëra djem tropojanë kanë një regjizor Sali Berishën dhe hetimi dhe gjykimi i këtyre veprave të rënda penale ishte testi vendimtarë për drejtësinë e re, por… kjo nuk ndodhi! Shpresojmë se do bëhet drejtësi vetëm atëhere kur këtyre njerëzve të mbetur rastësisht, gabimisht dhe fatkeqësisht në sistem t’i u mbaroi mandat dhe të enden rrugëve si avokat nomad, me turp për dëmin e pa riparueshëm që i bënë shtetit, dhe zhgënjimi e madh që u bënë shqiptarëve. /Ekskluzive.al

