Theo Francken, ministër i Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme në Belgjikë, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi me familjen, shkruan newsbomb.al. Tani, ai ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës, në jug të vendit.
Lajmin e jep ministri ynë Ermal Nufi, i cili i uron mirëseardhjen homologut të tij belg dhe thotë se ka zhvilluar me të një takim të ngrohtë, për të ndarë disa momente larg angazhimeve zyrtare.
“Mirë se erdhe në Shqipëri, Theo! Sot në Vlorë, me mikun dhe homologun tim belg Theo Francken, i cili ndodhet në Shqipëri së bashku me familjen.
Një takim i ngrohtë për të ndarë disa momente larg angazhimeve zyrtare, si dhe një mundësi e mirë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin në kuadër të prioriteve të përbashkëta mes dy vendeve tona”, shkruan ministri ynë i Mbrojtjes, Ermal Nufi.


