Conference League, Drita ndalet në “Fadil Vokrri”

Conference League, Drita ndalet në “Fadil Vokrri”

Drita nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përballë Inter Escaldes në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të Play Off-it të Conference League.

Është mbyllur në barazim 2-2 sfida në Prishtinë, duke lënë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit në Andorrë pas një jave.

Kampionët e Kosovës mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1, falë golave të shënuar nga Salihu dhe Krasniqi, por miqtë barazuan shifrat me Lopez në pjesën e dytë.