Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, ish-prokurori Arjan Ndoja, tani deputet i PD-së, ka rikujtuar atentatin e 1 nëntorit 2019.
Ndoja tregoi se, gjatë udhëtimit drejt Sukthit ku ishte në makinë me një personazh me precedent të rënd kriminal si Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, u qëllua duke shkaktuar plagosjen e të gjithë të pranishmëve.
Shoferi i makinës një 23-vjeçar ndërroi jetë disa ditë më vonë për shkak të tromboembolisë në mushkëri.
“Këta individë nuk më kanë intimiduar ndonjëherë. Thjesht nuk kam pasur punë me ta”, tha Ndoja.
“I ftoj publikisht të dalin të thonë qoftë se unë kam një borxh personal ndaj tyre, qoftë edhe me gojë, të thonë të vërtetën.”, tha ai.

