Thaçi nga Haga për Ramën : Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë!

Thaçi nga Haga për Ramën : Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë!

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, duke e cilësuar atë si një figurë me vlera të larta morale dhe një shqiptar të fortë.

Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, Thaçi ka vlerësuar mbështetjen dhe mesazhin e përcjellë nga Rama.

“Njeri me vlera të larta morale, shqiptar i fortë dhe burrështetas i përkryer. Unë jam shtetas edhe i Shqipërisë. Shteti Shqiptar bëri gjithë atë që mund të bënte” për çeshtjen e UÇK-së dhe tonën në Hagë, theksoi Thaçi.