Tubim në Prishtinë më 12 shtator: “Liria ka emër” nis marshin për liri të krerëve të UÇK-së

Tubim në Prishtinë më 12 shtator: “Liria ka emër” nis marshin për liri të krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria ka emër” prezantoi nismën qytetare “Kosova po pret” Çlirimtarët e UÇK-së nga Haga, në kuadër të së cilës më 12 shtator do të organizohet “Marshi për liri”.

Eliza Hoxha tha se marshi synon të përcjellë zërin e qytetarëve për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj historisë së Kosovës, duke bashkuar qytetarët përtej dallimeve politike, gjeografike e shoqërore.

Në kuadër të nismës, nga 22 gushti do të nisë numërimi mbrapsht në Prishtinë dhe në komunat e Kosovës deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Gjithashtu janë paralajmëruar “Netët e lirisë” në shtatë zonat e UÇK-së, ndërsa Ismail Tasholli u bëri thirrje liderëve të partive kryesore politike që t’i bashkohen marshit. Më 16 shtator, “Liria ka emër” do të organizojë aktivitet edhe në Hagë, në bashkëpunim me diasporën shqiptare.