HomeAktualitetKronike

U sulmuan me molotovë nga militantët e Berishës, 4 policë dërgohen në spital

U sulmuan me molotovë nga militantët e Berishës, 4 policë dërgohen në spital

4 efektivë të Policisë së Shtetit janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit e Partisë Demokratike. Të katër efektivët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, i lënduar ka mbetur një efektiv i Rrugores, i cili po merr ndihmë mjekësore në QSUT.

Gjithëashtu militantët e PD kanë sulmuar me molotovë automjetet e policisë të dislokuar përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe pranë selisë së Partisë Socialiste.

Ashtu si dhe në sulmet e tjera, protestuesit janë shpërndarë me hedhje të ujit dhe gazit lotsjellës.