Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka ndarë disa foto në rrjetet sociale të punonjësve të bashkisë që gjatë natës janë marrë me pastrimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas protestës së dhunshme të PD.
Balla i quan “huliganë” protestuesit e PD, të cilët hodhën molotovë e flakadanë.
“Mirëmëngjes! Gjatë gjithë natës ekipet e Bashkisë Tiranë kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëmeve të huliganëve të Sali Berishës. Mirënjohje çdo punonjësi për përkushtimin dhe punën e palodhur”, shkruan Balla krah postimit.

