VIDEO/ Protesta e “mikrofonit” vazhdon ritualin e kakofonisë! Qytetares nuk i jepet fjala, e reja: Jam shqiptare, më lini të flas dhe unë!

VIDEO/ Protesta e  “mikrofonit” vazhdon ritualin e kakofonisë! Qytetares nuk i jepet fjala, e reja: Jam shqiptare, më lini të flas dhe unë!

Një tjetër moment tensioni është regjistruar gjatë protestës së 84-t para Kryeministrisë, ku një gruaje nuk i është lejuar të marrë fjalën në mikrofon.

Në pamjet e siguruara, protestuesja dëgjohet duke kërkuar të flasë dhe duke iu drejtuar personave pranë saj me fjalët: “Më lini të flas, jam shqiptare edhe unë”.

Nuk është e qartë se përse organizatorët apo personat që kontrollonin mikrofonin nuk e lejuan gruan të fliste dhe as çfarë kërkonte ajo të thoshte. Megjithatë, skena i shtohet një serie episodesh që në ditët e fundit kanë nxjerrë në pah tensione brenda vetë protestës.

Më herët, dy grupe pjesëmarrësish janë përplasur mes tyre, ndërsa debati verbal ka përfunduar edhe në konflikt fizik.

Pamje të tilla krijojnë përshtypjen e një proteste ku përplasjet nuk janë më vetëm me qeverinë kundër së cilës protestohet, por edhe mes vetë grupeve që marrin pjesë në të.