Protesta e djeshme e organizuar nga Sali Berisha, përveçse u cilësua si një dështim, u shoqërua edhe me një moment komik nga vetë ai.
Pas përfundimit të protestës, Berisha doli në shkallët para selisë së Partisë Demokratike, ku bëri disa deklarata që u konsideruan qesharake, duke theksuar se Edi Rama “ka mbaruar” dhe se “është rrëzuar”, mes pretendimesh të tjera që, mund të besohen vetëm nga militantët e tij.
Videoja më poshtë tregon një moment ku Berisha shfaqet i hutuar dhe i shpërqendruar, duke mos artikuluar qartë mesazhin e tij.
Momente që sjellin në kujtesë kohën kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha, për të cilin thuhet se, të paktën, ishte më origjinal në qëndrimet e tij.
Këta kanë përfunduar edhe më qesharak.

