Një stuhi e fuqishme ka përfshirë pasditen e sotme juglindjen e vendit, me reshje shiu të shoqëruara me breshër, kryesisht në fshatrat e fushës së Maliqit.
Stuhia ka zgjatur rreth një orë, ndërsa reshjet e breshërit kanë vijuar për disa minuta.
Ende nuk dihet nëse reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme në bujqësi. Pritet që në vijim të bëhet vlerësimi i situatës, veçanërisht në kulturat prashitëse dhe drufrutore, të cilat mund të jenë prekur nga moti i keq.

