HomeAktualitetKronike

Ndarja nga jeta e gazetarit Namir Lapardhaja, homazhet dhe ceremonia mortore mbahen të mërkurën në Berat

Ndarja nga jeta e gazetarit Namir Lapardhaja, homazhet dhe ceremonia mortore mbahen të mërkurën në Berat

Gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja do të përcillet drejt banesës së fundit ditën e mërkurë, më 25 mars 2026.

Familjarët njoftojnë se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 13:00, në varrezat e Burdulliasit në Berat.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen në Pallatin e Kulturës në Berat, nga ora 11:00 deri në 13:00, ndërsa pritjet për ngushëllime do të zhvillohen pranë Funeral Home Emiljano CO, duke nisur nga dita e martë në orën 18:00 deri të mërkurën në orën 11:00.

Sipas njoftimit, namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë Mbret.

Lapardhaja u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas familjen, miqtë dhe kolegët e tij.