Pas gati një muaj, i humbur por jo në kërkim, më në fund Sali Berisha “llaxorja” e politikës shqiptare, plaku i kthyer në dordolec politik për të trembur sorrat, se horra ka mjaft dhe i duhen, u shfaq në zyrën e tij të përjetshme…në SHQUP!
Mbasi llomotiti broçkulla nga më të ndryshmet, mbi luftën heroike të PD-së me Ramën…në fakt me mullinjtë e erës, nuk harroi të mburrej dhe të përgëzonte protestën, që ia ka bërë 8 me 2 Edi Ramës dhe vetë Berisha njëlloj si Gent Progni dhe prognat e mikrofonit e urdhëroi të dorëhiqet dhe t’i hapi rrugë rinisë, ku natyrisht në krye është ai vetë, rinori 82 vjecar, sëbashku me Selami Jenisherin dhe disa jeniçerë të tjerë, të zbardhur nga vitet raskapitëse të pritjes për të realizuar ëndrrën për një karrige.
Në fakt Berisha duhet tu kërkonte mercenarëve të tij që ta japin ata “dorheqjen” nga sheshi, sepse dalja e tyre në shesh çdo natë, “hjeksin” e protestës e ka ngujuar në arrest SHQUP-i, bashkë me “ndjesë pastë”… protestën e përjavshme të Rithemelimit me molotove e kapsolla.
Pa policë të plagosur, pa objekte të djegura dhe pa Berishën në protestë me sinjalistikën e zjarrit, tundjen e flamurit, nuk ka revolucion…
Flamurin tani e ka marrë një “patriot” 5 mijë lekshi me qelesh, poture, xhamadan dhe opinga, që nuk do t’i a dijë as nga vapa as nga shiu, sepse është rracë e fortë …rracë Saliu!
Ky, si gjithë mercenarët e tjerë, ka qenë i pranishëm në të gjitha protestat e ditëve të hëna, por flamurin gjithëmonë e tundëte Baca dhe tani ai asqë ka ndërmend ta lëshoi, këtë aset të vyer me të cilën mban familjen, kurse Baca mund të bëjë ca kohë edhe pa të në zyrën e SHQUP, ku është ngujuar me lot në sy dhe me dhimbje për vitet që ikin dhe pamundësinë për të drejtuar edhe njëherë një protestë.
Pra, njeriu që është dëmtuar më shumë nga protesta është vetë Sali Berisha, i cili është kthyer përfundimisht në një kufomë politike pa asnjë një mundësi për tu relativizuar…
Përfundiimisht protesta e arriti qëllimin me mercenarët e PD-së të maskuar në protestë… Sali Berisha është në burg, në një burg që kuurë se kishte parashikuar… në zyrën e tij, për tu broçkullitur gazetarëve të mediave pa lajme, se çfarë ëndrrash me sy hapur ka parë natën e kaluar, përfundimisht i vetvrarë politkisht nga intrigat e kurdisura nga ai vetë. /Ekskluzive.al

