HomeAktualitetDosja X

FAKSIMILE/ Zbulohet shkresa e SPAK që iu fsheh publikut: Farsa e KLP-së në emërimin e kreut të Byrosë Kombëtare

FAKSIMILE/ Zbulohet shkresa e SPAK që iu fsheh publikut: Farsa e KLP-së në emërimin e kreut të Byrosë Kombëtare

Investigim DITA – Pjesa III

Një seancë që godet shpresën e ndërtuar nga Reforma dhe një transkript që akuzon: Kur padrejtësia është shtruar këmbëkryq në tryezën e Qeverisë së Prokurorëve, ç’mund të mendohet për ata që zgjidhen prej tyre? Përse iu fsheh publikut votimi 2 me 1 i treshes së SPAK për kreun e BKH? Përse votoi kundër kandidatit të paracaktuar Behar Dibra?

Rekomandimi dhe më pas emërimi i drejtorit të BKH-së paraqet tiparet e një farse, krejtësisht të padëshiruar. Përfundimi del qartë nga një investigim i gjatë, i dokumentuar, i analizuar dhe konsultuar me ekspertë të fushës juridike brenda dhe jashtë vendit. Kjo etiketë s’duhet të shihej kurrë në “kostumet” e SPAK, KLP apo të të gjithë aktorëve të drejtësisë së re.

Është farsë rruga e ndjekur për emërimin e kreut të BKH. Është farsë përmbysja e rezultatit ku humbësi hipën në piedestalin e fituesit. Është farsë dhe komedi njëherësh, seanca e 12 dhjetorit 2025 ku anëtarët e KLP mbuluan favorizimin me vulën e emërimit.

Transkripti i mbledhjes flet më shumë se mijëra fjalë. Si nuk foli asnjë media për çfarë dëgjuan në 12 dhjetor? Po përfaqësuesve të huaj a ua përkthyen fjalët e thëna aty?

Vendimi i përzgjedhjes së kandidatit që do fitonte medoemos postin e kreut të BKH, përveç emrit Joni Keta, mban tre emra dhe tre firma – Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

I pari ishte në komisionin përzgjedhës për shkak se e përcaktonte ligji, dy të tjerët si prokurorët më të vjetër të SPAK, edhe ky sipas parashikimit ligjor.

Të tre i panë dhe i njohën kandidatët, dokumentet, kriteret e plotësuara dhe aftësitë e munguara. Të tre vunë notat për secilin sipas detyrimeve që përcakton ligji dhe e vërteta. Sipas asaj që panë, dëgjuan dhe kuptuan vetë.

Rezultatin e nxorën të qartë madje edhe me presje dhjetore – I pari Gentian Ndoi me 94.32 pikë, i gjashti Joni Keta me 69.99 pikë.

Vendimi u vulos nga të tre. Por poshtë në krah të djathtë të vendimit Behar Dibra shënon dhe nënshkruan: Propozova tjetër kandidat për t’ia rekomanduar KLP.

Dy anëtarët e tjerë, Dumani & Kraja kanë nënshkruar poshtë emrave të tyre, të cilët qëndrojnë si për ironi, poshtë emrit të rekomanduar “z. Joni Keta”.

Nuk është mundur të nxirret asnjë provë apo dokument mbi debatet apo përplasjet e dy anëtarëve “pro” Joni Ketës me anëtarin kundër rekomandimit të emrit tjetër për t’u çuar në KLP.

Kush është emri që propozoi pakica në komision? Përse nuk doli në asnjë diskutim të mbledhjes së KLP në datën 12 dhjetor 2025?

Seanca plenare në datë 12 dhjetor u drejtua nga Mirela Bogdani. Me një zë të pasigurt, të atij njeriu që është i detyruar të bëjë dhe lexonte çfarë duhet… ajo hapi diskutimin.

Transkript diskutimi i KLP:

Mirela Bogdani: Kalojmё te pika e dytё qё ёshtё diskutimi i projektvendimit “Pёr emёrimin e drejtorit tё Byrosё Kombёtare tё Hetimit”. Lidhur me ҫёshtjen ne kemi pёrgatitur njё informacion pёr mёnyrёn se si janё zhvilluar procedurat deri nё momentin qё ka ardhur nё Kёshilll. Eshtё shpёrndarё dje te anёtarёt e Kёshillit. Unё po vijoj tё lexoj relacionin…Po?

Vatё Staka: Nё rradhё tё parё, faleminderit zonja kryetare e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё! Pёrfaqёsues tё partnerёve tanё ndёrkombёtarё, pёrfaqёsues tё medias, tё cilёt pёrcjellin kёtё seancё tё Kёshillit tё Lartё tё Prokurorusё shqiptare pasi ёshtё njё seancё me interes nga ana jonё … mjaft tё lartё publik. Nё fakt nga ana e Prokuorisё sё Posaҫme ёshtё sjellё relacioni dhe vendimi. Na ёshtё shpёrndarё nga ana e kryetares ose punonjёsve tё administratёs sё Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё shqiptare. Ne jemi njohur. Para ca ditёsh, nga ana juaj ёshtё caktuar qё ky relacion dhe ky vendim ose rekomandim t`i kalojё njё komisioni pranё Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё shqiptare pёr diskutim dhe pёr tё bёrё njё relacion. Dhe pas diskutimit, duke pat praktikat e kaluara, pra praktikёn e vitit 2020 kur ёshtё zgjedh drejtuesi i parё i BKH ёshtё anuluar kjo mbledhje dhe nuk ёshtё dalё me njё vendim, as me njё relacion. Tani sot jemi nё seancё pёr tё diskutuar kёtё ҫёshtje. Unё mendoj se kryetarja e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё shqiptare, jo vetёm pёr interesin tonё tё anёtarёve tё Kёshillit, por pёr njё interes mё tё madh publik, duhet ta lexojmё nga germa e parё deri te germa e fundit komplet vendimin dhe relacionin. Dhe jo njё informacion qё na ёshtё shpёrndarё sot nё mёngjes apo mbrёmё, se ai informacion ёshtё pjesё e relacionit. Prokuria e Posaҫme SPAK-u pra i njohur, ka sjellё rekomandimin, relacionin dhe vendimin se si ёshtё ndjek praktika. Dhe unё kёkroj nga ana juaj, thashё pёr shumё interesa por nё rradhё tё parё se ky ёshtё njё interes i lartё publik, njё interes 5 vjecar duhet ta lexoni nga fillimi deri nё fund. Faleminderit.

Mirela Bogdani: Faleminderit z. Staka. Komente? Diskutime?

Sokol Stojani: Znj. Kryetare, nuk mund tё shkёputemi nga njё traditё. Thjesht dhe vetёm se unё mendoj se nuk ka qёnё pa interes qoftё nё zgjedhjen e drejtuesit tё parё, qoftё ky aktuali qё pritet tё bёhet. Pra gjithmonё ka pas interes tё shtuar. Dhe nuk kthehet kryetari nё lexues tё raporteve tё tё tjerёve dhe tё informacioneve. Kёshtu qё unё mendoj tё kalojmё ashtu sikurse kanё qёnё dhe precedentёt e parё nё njё raport tё pёrmbledhur nga.., pёr tё shpjeguar pak a shumё atё qё ka ndodhur. Kёshtu qё jo tё lexohet nga e para te e fundit gjithё ai raport. Faleminderit.

Ledina Riza: Unё gjithashtu mendoj si parafolёsi qё duhet tё vijohet me procedurёn e relatimit tё ҫёshtjes nga ana e Kёshillit. Raporti tjetёr qё ka ardhur nga SPAK ёshtё njё raport qё vjen pёr anёtarёt e Kёshillit. Kёshilli ka mbajtur tё njёjtin, ka ndjekur tё njёjtёn procedurё edhe nё rastin e mёparshёm, nё rastin e zgjedhjes sё mёparshme dhe ёshtё njё procedurё qё kryhet nga Kёshilli i Lartё i Prokurorisё dhe ne kemi njё procedurё tё pёrcaktuar nё kёto raste. Kёshtu qё mendoj me vijimin ashtu sikundёr ju propozuat.

Mirela Bogdani: Koment tjetёr? Diskutim? Nuk ka apo vazhdojmё?

Erion Fejzulla: Jo, tashi procedurё tё pёrcaktuar qartё pёr kёtё ҫёshtje nuk ka. Ka vetёm njё rast tё mёparshёm dhe nuk ёshtё se mund tё pёrbёjё precedent vetёm njё rast individual. Ky ёshtё rasti i dytё qё Kёshilli zgjedh drejtuesin e SPAK-ut. Personalisht do tё preferoja qё pёrfaqёsues tё Komisionit tё cilёt kanё hartuar raportin tё paraqiteshin para kёshillit ta lexonin dhe ta mbronin rekomandimin e tyre. U diskutua nё kёshill nёse ishte Komisionin Strategjik dhe i Planifikimit tё Buxhetit Komisioni kompetent, pastaj iu referuam praktikёs sё para 5 vjetёve dhe thamё Kryetarja e ka prezantuar raportin dhe rekomandimin e komisionit tё SPAK-ut. Por me sa kuptj, z. Staka nuk ёshtё se kёrkoi tё ndryshojё procedura. Thjesht kёrkoi qё tё lexohet mё i plotё. Dhe nuk ёshtё se ka ndonjё ndryshim tё madh mes asaj qё ju keni dёrguar dje dhe asaj qё ka dёrguar SPAK. Tani ndoshta mund ta saktёsojё z. Staka akoma mё konkretisht ҫfarё kёrkohet tё relatohet nga ana juaj. Nuk ёshtё se po ndryshojmё procedurёn me sa po shoh.

Mirela Bogdani: Po, faleminderit z. Fejzulla. Ndonjё koment tjetёr?

Vatё Staka:: Tashi koment…vetёm thjesht tё lexohet materiali qё ka ardhur nga Prokuroria e Posaҫme…

(Staka justifikohet me mikrofon fikur duke mos u dёgjuar qartё)

Olger Eminaj: Unё kёrkesёn e z. Staka dhe me mbёshtetjen e z. Fjezulla e kam… e kuptova nё kuadёr tё transparencёs. Nuk mendoj qё kjo transparencё do jetё e munguar sikur tё vazhdojmё sikur kemi vazhduar. Pasi vendimi do zbardhet, do ketё arsyet e veta, sikur nё ҫfarёdolloj forme tё merret. Kush ka interes mund tё njihet edhe me informacionin qё sapo… apo relacionin apo me propozimin e strukturёs sё posaҫme tё prokurorisё. Kёshtu qё mendoj qё tё vazhdojmё me… shkurt pra, siҫ propozon z. Stojani edhe me praktikёn e mёparshme. Nё kёtё kuptim jam dakord me z. Stojani. Pasi dhe mungesё transparence nuk besoj se ka nёse tё dyja kёrkesat janё pёr transparencё.

Mirela Bogdani: Faleminderit! Atёherё duke qёnё se kemi dy qasje, mund tё votojmё njёrёn dhe tjetrёn lidhur me mёnyrёn… Po znj. Mandro, mё fal!

Arta Mandro: Faleminderit e nderuar Kryetare! Tё nderuar anёtarё, tё pranishёm nё kёtё plenare besoj me rёndёsi tё veҫantё pёr Kёshillin e Lartё tё Prokurorisё. Ne patjetёr e marrim me gjithё seriozitetin e duhur. Jemi njohur me rekomandimin e paraqitur nga SPAK dhe nga komisioni pёrkatёs edhe nga vlerёsimi i bёrё i kandidatёve. Lidhur me transparencёn mendoj qё dokumenti nuk ёshtё se ka ndonjё kufizim qё media apo kushdo tjetёr tё njihet me pёrmbajtjen e tij. Nё lidhje me atё qё z. Fejzulla tha, edhe unё do tё preferoja shumё qё njё rekomandim i pёrgatitur nga njё Komision i caktuar tё paraqitej nga ai komision nё mёnyё qё me rastin e ndonjё pyetje qё mund tё kenё anёtarёt, tё ezauroheshin brenda kёsaj plenareje. Faleminderit.

Mirela Bogdani: E ke fjalёn pёr Komisionin qё ka hartuar rekomandimin? Ata nuk janё prezent nё sallё dhe ne nuk ёshtё se i kemi kёrkuar qё ata tё vijnё. Edhe pse e diskutuam informale, kёtё gjё nuk e diskutuam, nuk e shtruam pёr vendimmarrje nё mёnyrё tё posaҫme. Nёse ju duhet kohё, mund t`i thёrrasim po…

Ledina Riza: Nё fakt as ligji në nenin 33 ku pёrcaktohet drejtuesi i Byrosё Kombёtare tё Hetimit, por nga ana tjetёr as Rregullorja për zgjedhjen nuk parashikon ndonjë pjesëmarrje të tyre në seancë apo ndonjë relacion specifik. Nё nenin 33 të ligjit thuhet: Drejtori i Byrosё Kombёtare tё Hetimit ёshtё pёrgjegjёs pёr funksionimin e Byrosё Kombёtare tё Hetimit. Pika 2: “Komisioni i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandojnë një kandidat për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emёrohet pёr njё mandat 5 vjeҫar me tё drejtё riemёrimi njё herё”. Pra, ky ёshtё parashikimi ligjor. Nuk ka ndonjë procedurë të posaçme tё…, as në ndonjë akt tjetër nënligjor, qoftë të Prokurorisë së Posaçme SPAK, po qoftë edhe të Këshillit, i cili të përcaktojë një mënyrë të tillë të paraqitjes të Komisionit në seancë apo të ndonjë relacioni tjetër. Relacioni i tyre është paraqitur në seancë, sugjerimi i tyre. Eshtё relacion në formë sugjerimi, dhe neni 33 parashikon qё ky sugjerim vjen për një emër të caktuar, i cili miratohet nga Këshilli. Pra e vendos Këshillin tё themi në një pozicion gati gati honorifik, të barabartë me emërimet që bёn… qё ka bërë më parë Presidenti i Republikës. Kёshtu qё nё tё tilla rrethana do tё ishte e tepёrt qё kёshilli tё kёrkonte njё procedurё tё njё natyre ekstra procedurale, pra të paparashikuar qoftë në ligj, qoftë në ndonjë akt nënligjor.

Z. Erind Merkuri: Jo nga kjo…nuk është se ka ndonjë ndalim qё kjo tё propozohet. Eshtё mё shumё njё diskrecion i Këshillit. Pra ҫfarё procedure do tё ndjeki Kёshilli. Nuk ёshtё se ka ndonjё ndalim i thёrret, apo ke ndalim… e ke tё ndaluar t`i thёrrasёsh apo mos t`i thёrrasёsh. Duke abstraguar nga rasti konkret, mund tё jemi tё qartё nga relacioni. Nuk ka nevojё t`i thёrrasim. Mund tё mos jemi tё qartё, kёrkojmё ca shpjegime. Pra nuk ёshtё se ka ndalim kategorik nё kёtё pjesё. Procedura administrative i njeh tё dyja format.

Mirela Bogdani: Atёherё ndonjё koment ose qasje tjetёr si do ecim?

(flet pa mikrofon Sokol Stojani): Ideja ёshtё tё shohim rregullsinё….mund tё shohim ato qё ata kanё reflektuar. A plotёsohen kushtet e sigurisё, apo nuk plotёsohen? A verifikohen kushtet e sigurisё? Kemi tё dhёnat qё janё konfirmuar kushtet e sigurisё. A kemi ne… plotёsohen kushtet dhe kriteret e nenit 6? Kaq. Se ҫa do pyesim tjetёr ne ktu? Tё bёjmё spektakёl me ku e di unё?…Pёr mua ёshtё e panevojshme…unё nuk e di… Kёto qё kёrkohen kёtu nga neni 33 janё plotёsisht tё ezaurueshme me aq informacion sa ne na ka dalё. Shofim… nё ҫdo lloj procedure tjetёr ne bёjmё verifikimin e pasurisё, figurёs, profesionale. Tё gjitha ato qё kёrkon ligji. Nё kёtё rast nuk na kёrkojnё tё bёjmё asnjё lloj veprimi. Ngarkojnё njё komision me pёrbёrje siҫ parashikohet ng ligji me dy prokurorёt mё tё vjetёr dhe njё pёrfaqёsues tjetёr tё Byrosё, dhe janё ato qё bёjnё rekomandime. Dhe Kёshilli bёn emёrimin. S`na ka lёnё gjё tjetёr. Mjafton tё plotёsohen ose jo kriteret e nenit 6. Kaq.

Ledina Riza: Ndёrkohё, në raste të tjera, si në rastet e zgjedhjes së prokurorëve të Strukturës së Posaçme, Këshilli është në rolin e iniciuesit. Kёshtu qё…nuk jemi…dhe mund të marrë edhe vetë në raste të caktuara kur ai ka nevojë për shpjegime të mëtejshme, që lidhen me procedura që mund të ketë nevoja të mëtejshme sqarimi, Këshilli mund t’u kërkojë organeve të tjera. Në rastin konkret është vetëm ky Komision i Posaçëm, i caktuar me ligj… nga SPAK-u, pra është vetë struktura e cila verifikon në mënyrë shteruese çdo lloj informacioni, burimi, dhe kryen të gjitha etapat e duhura për zgjedhjen e Drejtuesit të Byrosё Kombёtare tё Hetimit. Kёshtu qё nuk jemi nё rolin kur Këshilli ka rol iniciues në proces. Nё kёto rrethana mendoj qё edhe kjo ёshtё njё nga arsyet qё duhet tё vijojmё me procedurёn… me leximin nga ana juaj.

Mirela Bogdani: Atёhere duke qёnё se kemi dy propozime, mendoj qё duhet tё votojmё lidhur me faktin qё do ecim me leximin e relacionit version i shkurtuar, apo do lexojmё tё gjithёn sipas propozimit tё z. Staka? Kush ёshtё dakord qё tё vijojmё me pёrmbledhjen e relacionit? Me atё qё ёshtё shpёrndarё dje?

Atёherё i bie …2..4..6.7..atёherё 9 vota janё pro. Po..

Arta Mandro: Dua tё shpjegoj votёn time pёr efekt tё faktit se ne nuk e kemi pёrgatitur atё relaacion, nuk kemi arsye pse ta lexojmё ne atё relacion. Ne pregatisim dokumentin pas relacionit.

Mirela Bogdani: E keni fjalёn pёr informacionin qё ёshtё dёrguar nga Komisioni i SPAK-ut, komisioni i posaҫёm.

Arta Mandro: E kam fjalёn pёr atё dokument.

Mirela Bogdani: Atёherё unё po vijoj me leximin e relacionit tё pёrmbledhur pёr emёrimin e Drejtorit tё Byrosё Kombёtare tё Hetimit pranё Prokurorisё sё Posaҫme kundёr Korrupsionit dhe Krimit tё Organizuar:

“Pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vepron Byroja Kombëtare e Hetimit, si strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale. Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet dhe kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me Vendimin nr. 270, datë 01.09.2025, “Për lirimin nga detyra të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur përfundimin e mandatit në datë 31.08.2025, për drejtuesin e kohёs znj. Aida Veizaj (Hajnaj) me detyrë Drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për rrjedhojë, që nga kjo datë, pozicioni i Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit është i paplotësuar. Pra vakant.

Në nenet 33 dhe 34, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, parashikohen kritere dhe procedura për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndër të tjera, në këto dispozita parashikohet se Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e kёsaj zyre.

Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandon një kandidat për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emërohet për një mandat 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.

Kandidatët për Drejtor të BKH-sё duhet të përmbushin kushtet e sigurisë të nenit 6, të ligjit të sipërm. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë si Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, nëse, sipas ligjit, nuk përmbush kushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.

Procedura e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas ligjit, synon të garantojë kandidimin e hapur, konkurrimin e ndershëm midis shumë kandidatëve, vlerësimin objektiv të përmbushjes së kushteve dhe kritereve, transparencën dhe standardet e tjera të procesit të rregullt ligjor. Përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë nen, provohet me dokumentacionin shoqërues të kërkesës, të depozituar nga kandidati pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe informacioneve zyrtare të marra nga institucione të tjera publike, duke përfshirë edhe informacionet konfidenciale në lidhje me kandidatin.

Me Shkresën nr. 41522, datë 27.11.2025, “Dërgohet vendimi i përzgjedhjes së kandidatit për pozicionin e Drejtorit të BKH-së (regjistruar me nr. 2943, datë 27.11.2025), të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuar Këshillit është përcjellë Vendimi nr. 26, datë 26.11.2025, “Mbi përzgjedhjen e kandidatit i cili rekomandohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, i Komisionit të Përzgjedhjes pranë kësaj prokurorie. Ky vendim përmban rekomandimin për emërimin në funksionin si Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat 5-vjeçar, të z. Joni Keta.

Vendimi shoqërohet nga Relacioni përmbledhës, i cili përmban procedurën e përzgjedhjes së kandidatit fitues për pozicionin e mësipërm, procedurë e cila është zhvilluar në 6 (gjashtë) faza, duke filluar me analizimin paraprak të aplikimit, vizitën mjekësore dhe testet për aftësitë fizike, provimin e zgjeruar me shkrim (ese) dhe testin për arsyetimin logjik, testin e poligrafit dhe intervistës, verifikimin e figurës dhe deklarimin e pasurisë si dhe identifikimin e kandidatit fitues, trajnimin dhe propozimin për emërim.

Bazuar në sa më sipër, në nenin 33, pika 2, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat 5 (pesë)-vjeçar.”

Ky ёshtё informacioni i pёrmbledhur i hartuar pёr informacionin e tё gjithё anёtarёve. Kemi komente, diskutime? Nuk ka. Atёherё po vijojmё me leximin e vendimit “Pёr emёrimin e Drejtorit tё Byrosё Kombёtare tё Hetimit”. (lexon vendimin…)

Kush ёshtё dakord me vendimin?

Atёhere me 11 vota pro, asnjё kundёr, miratohet.

Spektakli dhe emёrimi

Seanca e 12 dhjetorit si ato operacionet e policisë që kërkojnë tituj më shumë se përmbajtje, pa frikë mund të quhet “Dollibashët KLP”

“Se ça do pyesim tjetër ne këtu? Të bëjmë spektakël me ku e di unë?” – hidhet “dollibashi” Sokol Stojani.

“Unë gjithashtu mendoj si parafolësi” ia pret “dollinë” Ledina Riza.

Të dy miqtë e ngushtë të Hysen Ketës, babait të pretenduesit (a kanë ngrënë dreka dhe darka së bashku?) krijojnë një situatë të nderë në seancën e përcaktuar në rezultat, por jo se si do përvijohej në performancë.

Në seancë mungonte “dhëndri”. Përse duhej nëse ishte vendosur ta “martonin” me një emërim?!

Mungonte treshja që edhe e propozoi edhe e refuzoi rekomandimin “Keta”. A nuk duhet të pyetej Behar Dibra – Ti zotëri çfarë e ke këtë shënim, po këtë propozim? Përse nuk je dakord? Çfarë ka Joni Keta që nuk meriton “bekimin” dhe votën tuaj?

Duhet të pyeteshin Altin Dumani dhe Arben Kraja: Të nderuar prokurorë që keni mbajtur mbi krye kurorën e “mbretit” të SPAK – përse 69 duhet ta bëjmë 96 dhe jo si e ka rendin normal? Përse ta kthejmë së prapthi?! Çfarë ju bëri të përmbysni një logjikë matematike dhe juridike me këtë rekomandim?

Duhet të zhvillohej një diskutim i plotë për të zgjedhur kryehetuesin që do thërrasë në zyrë, ndoshta kur t’i vijë dita, të kryekorruptuarin e Shqipërisë… në sy të të huajve që shohin dhe dëgjojnë me kufje në vesh. A e kuptuan ata se çfarë u tha aty?

A e dëgjuan ata Ledina Rizёn kur tha – “Jemi horonifik… si Presidenti Begaj…”

Nëse kjo juriste i kishte të lidhura mendjen, duart dhe këmbët nga “çarku” Keta, po të tjerët çfarë bënë?

Të gjithë belbëzuan diçka që dukej si procedurë, por që në fund, ashtu si parlamenti i “Zeqinesë” kur merr propozimin e orëve të vona nga korrieri qeveritar, votuan me 11 vota pro, asnjë kundër, vendimin e turpshëm që korrespondon me shifrën e emrit fitues 69.99.