HomeAktualitetDebat

Evi Kokalari: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Evi Kokalari: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kërcënimeve me jetë që i janë bërë avokates Adriana Kalaja, ngjarje kjo e bërë publike mëngjesin e ditës së djeshme. Kreu demokrat ka akuzuar për këtë kryeministrin Edi Rama.

Edhe Evi Kokalari tha se pas mesazhit qendron Rama dhe gruaja e tij, Linda Rama.

Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se i njëjti person i cili i ka dërguar mesazhin kërcënues avokates Adriana Kalaja, i ka dërguar edhe asaj po të njëjtin mesazh duke i kërcënuar jetën, por përkundrazi ajo nuk e ka publikuar dhe nuk ka akuzuar publikisht askënd. Kokalari po ashtu ka bërë publik edhe mesazhin e dërguar nga po i njëjti person.

“Por ndërkohë, i njëjti person më dërgoi edhe mua mesazh duke më kërcënuar jetën, por as nuk e publikova dhe as nuk akuzova publikisht as Ramën dhe as Berishën” shkruan ajo.

Kokalari më parë në statusin e saj i ka cilësuar “ata të PD-së” “clowns”, pasi thotë se “Del Sali Berisha dhe jep deklaratë për shtyp se i kanë kërcënuar jetën Sudes, që ka prodhuar këto kohët e fundit. Sudet gjithmonë i kanë shërbyer Berishës, në fakt… ja ashtu, me mashtrime publikut, për të cilat do hidhet në gjyq (Sudja) së shpejti.”

Në përfundim Kokalari citon Berishën duke thënsë se ai: “po prek limitin e keqardhjes dhe së shpejti do përfundojë në një element po aq grotesk sa ata që ka vërdallë.”

Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi që i ka mbërritur në rrjetet e saj sociale, nga një profil i rremë në “Facebook”, me emrin “Klaus Bianconeri”.

Pas kallëzimit që avokatja ka bërë pranë autoriteteve dhe verifikimeve paraprake, Policia e Tiranës ka përgatitur materialin procedurial dhe e ka referuar atë në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar nisjen e ndjekjes penale ndaj autorit të dyshuar.

Postimi i plotë i Kokalarit:

Këta të PD-së janë “clowns” komplet. Del Sali Berisha dhe jep deklaratë për shtyp se i kanë kërcënuar jetën Sudes, që ka prodhuar këto kohët e fundit. Sudet gjithmonë i kanë shërbyer Berishës, në fakt… ja ashtu, me mashtrime publikut, për të cilat do hidhet në gjyq (Sudja) së shpejti.

Por ndërkohë, i njëjti person më dërgoi edhe mua mesazh duke më kërcënuar jetën, por as nuk e publikova dhe as nuk akuzova publikisht as Ramën dhe as Berishën.

Berisha po prek limitin e keqardhjes dhe së shpejti do përfundojë në një element po aq grotesk sa ata që ka vërdallë.