HomeSport

Rasti unik i Suedisë, nordikët u kualifikuan në Botëror me vetëm…2 pikë

Rasti unik i Suedisë, nordikët u kualifikuan në Botëror me vetëm…2 pikë

Jo gjithmonë ai që grumbullon më shumë pikë fiton në fund…Po, po e dëgjuat saktë. Rasti unik ka ndodhur fushatën e fundit kualifikuese, me Suedinë e cila kishte grumbulluar vetëm 2 pikë në eleminatoret e Botërorit grup në të cilin ndodhej edhe Kosova, por falë Ligës së Kombeve kishte siguruar Play Off. Kundërshtari i mundshëm i Shqipërisë në finale, në rast se kuqezinjtë do të mundin Poloninë, ia doli të presë biletën në finalet e Botërorit, teksa fitoi 3-2 ndaj polakëve.

Italia u përball me zhgënjimin e radhës, “azzurrët” nuk do të jenë pjesë e botërorit të ardhshëm dhe kjo për here të tretë me radhë. Të besuarti e Gattusos e mbyllën fushatën eleminatore me 18 pikë, ndërsa Polonia me 17, por kjo situatë ishte e parashikuar nga rregullorja, pasi sistemi i lejoi Suedisë të hynte në play-off falë rezultateve në Nations League. Në play-off marrin pjesë të gjitha ekipet që kanë dalë të dytat në grupet eliminatore, si dhe 4 skuadra të ripeshkuara nga Nations League, pra ekipet më të mira që nuk kishin siguruar një vend në play-off përmes eliminatoreve.

Disa muaj më parë, Gattuso kishte kritikuar sistemin e kualifikimit në Amerikën e Jugut, duke shpjeguar pse ai dëmtonte Italinë me kriteret e tij, por edhe sistemi europian ka shkaktuar shumë polemika. Rasti i Suedisë është shumë domethënës, sepse vë në dyshim një formulë që në fund nuk shpërblen rrugëtimin e plotë të skuadrave.