HomeAktualitetDebat

Vijnë ca të tuajt dhe nuk lënë gjë pa thënë për të dëmtuar procesin! Edi Rama zihet ngushtë para miqëve europian

Vijnë ca të tuajt dhe nuk lënë gjë pa thënë për të dëmtuar procesin! Edi Rama zihet ngushtë para miqëve europian

Për mua është shumë e rëndësishme që të paktën çdo kryetar organizate të jetë i vetëdijshëm për disa gjëra që janë përtej personales dhe përtej asaj komunitares, por që janë për të gjithë. Pse po i them këto? Sepse unë dua që të gjithë ta keni shumë parasysh se në çfarë kohe jetojmë ne sot. Është hera e parë, po gjetët një herë tjetër ata që kanë pasion historinë ma tregoni dhe mua, por është hera e parë që shqiptarëve ju buzëqesh fati.

Sepse është hera e parë që të gjitha fuqitë e mëdha shqiptarët i kanë me vete në kuptimin konkret, jo me llafe, se asnjëherë ne nuk kemi pasur kaq konkrete mundësinë që të bëhemi përfundimisht është pjesë e klubit europian.

Ajo që duhet me pas të qartë është që nuk është një derë e hapur përgjithmonë, është një derë që mund të mbyllet dhe ky është një moment që nuk mund të humbet për asnjë arsye në botë. Është diçka e paimagjinueshme. Nuk e ka bërë dhe ma thonë herë pas here miqtë në Europë nuk e kemi parë kurrë, nuk e kemi parë në asnjë vend dhe me asnjë vend këtë që shohim me ju, që vijnë ca tuajt dhe nuk lënë gjë pa thënë që ky proces të mos ndodhi.

Nuk e ka, asnjë. Luftë politike ka edhe në shumë vende të tjera. Nuk ja kanë bërë kurrë maqedonasit, maqedonasve këtë punë kurrë, që të shkojnë atje të thonë “shiko se atje, ata në asnjë mënyrë s’duhet lejuar se është tmerr”, këtë nuk e kanë bërë, por ne kësaj s’kemi çfarë t’i bëjmë. Nuk kemi çfarë i bëjmë ne, disa të paudhëve që nuk e kanë fare idenë se me çfarë merren, domethënë se çfarë gjëje po tentojnë të dëmtojnë, po tentojnë të dëmtojnë një moment ku fati, historia po i buzëqesh shqiptarëve që s’i ka buzëqesh ndonjëherë me thënë të drejtën.