United Center në Chicago u mbush me energji dhe ngjyra shqiptare gjatë ndeshjes së Chicago Bulls kundër Phoenix Suns.
Ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois performoi para ndeshjes, duke sjellë muzikë dhe valle tradicionale shqiptare në zemër të NBA-së.
Valltarët me kostume kombëtare dhe tingujt e muzikës sonë krijuan një atmosferë unike që mahniti publikun amerikan.
Momenti i veçantë u pasqyrua edhe në rrjetet sociale, ku videot e performancës shqiptare u bënë virale dhe morën mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke treguar se kultura jonë mund të kapërcejë kufijtë.
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/04/Kur-tradita-shqiptare-takon-NBA-%F0%9F%94%A5-%F0%9F%87%A6%F0%9F%87%B1-Ne-ndeshjen-e-Chicago-Bulls-nje-performance-e-vecante-s.mp4?_=1

