Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, nën hetim nga SPAK për pastrim parash dhe skemë të dushuar korrupsioni, qëndron pas një karteli kompanish në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë, duke qarkulluar miliona euro. Erion Isufi, suksesi i të cilit si biznesmen përkon me shkëlqimin dhe rënien e Lulzim Bashës si politikan, qëndron pas kompanive Landmark Technologies, Landmark Communications, Landmark Premium Print, BLACKSHEEP, HR Solutions, RENO ALBANIA, NEC etj.
Erion Isufi ka angazhuar edhe bashkëshorten Stela Dhami, e cila dyshohet se pastron para përmes kompanisë së shitblerjes së pasurive të paluajtshme Colliers Albania shpk. Përmes kompanisë Moveo Albania Technology, Erion Isufi ka blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare te Lion Rezidencë te Parku i Liqenit me vlerë 5 herë më lirë sesa vlera reale. Isufi ka një pasuri me vlerë miliona euro, përfshirë vila, troje dhe apartamente, me burim të dyshimtë.
Po nga burojnë paratë e kunatit të Lulzim Bashës?
Gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, rezulton që rreth 100 biznesmenë, të cilët përfitonin para dhe pasuri publike nga qeveria e Edi Ramës, paguanin një haraç mujor tek Erion Isufi, kryesisht përmes kompanisë të tij Landmark Communications. Isufi nuk ofronte ndonjë shërbim. Thjeshtë oligarkët i kalonin paratë në llogari për shërbime fiktive, duke blerë kësisoj heshtjen e opozitës për aferat e tyre me qeverinë në zhvatjen e pasurive dhe parave publike.
Edhe pse dhjetëra milionë euro kalonin në llogarinë e kompanisë, Isufi deklaronte fitime minimale, duke i imvestuar paratë që u merrte oligarkëve në pasuri të paluajtshme. Ndërkaq, pasi Sali Berisha shkarkoi dhe përzuri Lulzim Bashën nga PD-ja në fund të vitit 2021, biznesmemët ndërprenë pagesat për kunatin e Bashës, ndërsa nisën të paguanin tek Shkëlzen Berisha, në këmbim të mospërgojimit të tyre nga Sali Berisha.
Pse biznesmenët paguan Erion Isufin?
Arsyet janë tërësisht dhe thellësisht korruptive. Disa nga biznesmenët që i kanë dhënë qindra mijëra euro Erion Isufit, rezulton se kanë përfituar prona publike dhe tendera kur kunati i tij, Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në këtë formë ata kanë paguar tarifën e korrupsionit.
Së dyti, biznesmenët paguanin tek kunati i Bashës në këmbim të heshtjes së opozitës së drejtuar nga Basha për aferat e tyre korruptive me pushtetin. Mund të konsiderohet edhe si taksa e heshtjes. Në të njëjtën e formë operon sot edhe Sali Berisha në krye të PD-së.
Së treti, biznesmenët dhe të ashtuquajtur oligarkë paguanin haraç tek kunati i Bashës për të patur një raport klientelist me opozitën nëse kjo e fundit do të vinte në pushtet.
Po kush janë oligarkët që paguanin haraç mujor te Erion Isufi?
Oligarku Bashkim Ulaj, përfituesi më i madh i pasurive dhe parave publike, rezulton se i ka dhënë qindra mijëra euro kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit. Paratë kanë kaluar nga kompania Gener2 e Bashkim Ulajt në kompaninë Landmark Communications të Erion Isufit.
Lorent Gordi, administrator i Philip Morris Albania në Shqipëri, ka kaluar miliona euro në llogari të kompanisë së Erion Isufit. Tek Erion Isufi rezulton se ka paguar haraç edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, përmes kompanisë AIBA Company.
Biznesmeni Fatmir Kuçi, pronar i Victoria Invest, përfitues i tenderave publikë, ka kaluar mijëra euro në llogarinë e kompanisë së Erion Isufit, Landmark Communications. Kuçi ka bërë dhuratë Lulzim Bashës edhe një makinë luksoze. Edhe biznesmeni Arben Babameto, përmes kompanisë Teuta shpk ka paguar haraç te Erion Isufi, i cili rezulton se ka ‘notuar’ në prara kryesisht produkt i aferave korruptive me pasuritë dhe paratë publike.
Biznesmeni Gerond Çela, përfitues i pronave publike dhe koncensioneve, ka paguar Erion Isufin përmes kompanisë Brunes. Kunati Bashës është paguar edhe nga biznesmenët Lirim Fezollari përmes Tobacco Holding Group, nga Vilma Antoni, Emond Shahini përmes Mektrin Motors, Bledar Shella përmes Societe Generale Albania, Bashkim Shallapërmes Tis Park, investitori strategjik Ilir Shyti përmes Agrocon, Neritan Dojaka përmes Alba Elekttrica, Piro Angjeli përmes Ansig, Ardian Dushajpërmes Ashel, Irfan Hysenbelliu dhe Luan Bregasi përmes Birra Tirana, Aredi Sado përmes Deccop Distribution, Dritan Bellaj përmes Euroalb, Arben Meskuti i bandës së mikrokredive, etj.
Kunati i Bashës ka marrë pagesa edhe nga Amarildo Ademi, Manjola Afezolli, Vajdije Duka, Ronis Kraja, Muharrem Kokona, Redi Panariti, Lulzim Zaimi, Lenica Mërkuri, Jonida Prizreni, Jetmira Lleshi, Jani Petro, Ermir Krasniqi, Erin Reka, Enejda Gjini, Enea Reka, Emiljan Pira, Marglen Skëndi etj.
Erion Isufi, përmes kompanisë Landmark Communications ka përfitur qindra mijëra euro edhe nga subjekte të tjera si:
Albtelekom
Vip Saloti
Word Vision
Alb Siguracion
Albcrome
Almark
NBG Bank
Birra Korça
Brandfield
Berlini 95 shpk
Bucaj shpk
Centry 21 Albania
Concord Investment
Consulcesi Service shpk
Dajti Ekspres
Novartis
Neptun
MSA Constrution
Mini invest Albania
Real Grupe
Sigma
Dekoll shpk
Teg
Suart shpk
Sava Tours
Stefani & CO
Swisscontact
Tonucci Partners Albania
Vision Fund albania
Veranda shpk
VCAG d.o.o.
Unit Women Albani
RFZ Building
Restret shpk
Rea’s shpk
ICDA
Elka sha
Elle shpk
Edil Al-IT shpk
Eco Market
BSB Fashion
DOOGEE HOLDINGS LIMITED
Era 2000 shpk
Enk Invest Group
Hap center
Go Tech shpk
Focus Media
Luna Marketing
Kid Zone shpk
Luarasi shpk
Mini Invest Albania
Porche Albania etj
Çfarë e lidh Erion Isufin me Endri Pukën e aferës Bankers
Dy figura të pastrimit të parave, korrupsionit dhe interesave të errëta i bashkon jo vetëm fshehja pas bashkëshorteve përkatëse, por edhe dy dosje të hapura në SPAK, udhëtime të përbashkëta dhe pazare. Bëhet fjalë për kunatin e Lulzim Bashës, Erion Isufin, nyjen e korrupsionit të ish kreut të PD-së dhe taksambledhësi i oligarkëve, si dhe për ish drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka, mëkëmbësi i Koço Kokëshimës dhe protagonist i një prej linjave të korrupsionit me Bankersin e gropës 5.5 miliardë euro.
Erion Isufi dhe bashkëshortja e tij Stela Dhami shfaqen me çiftin tjetër të famshëm Endri Puka dhe bashkëshorten e tij Ela Puka. Disa evidenca tregojnë se Stela Dhami pastron miliona euro të Erion Isufit përmes kompanisë së shitblerjes së pasurive të paluajtshme Colliers Albania shpk. Kompania në fjalë u shfaq me transaksione të dyshimta pasi 100 biznesmenë pakësuan dhe disa ndërprenë pagesat për Erion Isufin kur Sali Berisha dëboi Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Isufi i qarkullonte paratë e biznesmenëve (përfitues të pasurive dhe parave publike) përmes kartelit të kompanive Landmark Technologies, Landmark Communications, Landmark Premium Print, BLACKSHEEP, HR Solutions, RENO ALBANIA, NEC etj. Miliona euro po pastron Erion Isufi përmes kompanisë Moveo Albania Technology, me të cilën ka blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare te Lion Rezidencë te Parku i Liqenit me vlerë 5 herë më lirë sesa vlera reale.
Ndërkaq, Ela Puka bashkë me babain grek dyshohet se pastron nga Tirana në Qipro paratë e korrupsionit të Endri Pukës me Albpetrolin dhe Bankers. Ela Puka dhe babai i saj Konstantinos Moula, pra vjehërri i Endri Pukës, qëndrojnë pas konpanive Oxi International, A.T Oricum, Anio Oil & Gas Sh.p., AKSENT L&BC etj., me të cilat kanë qarkulluar dhe pastruar miliona euro produk i aferave korruptive të Endri Pukës me tenderat e Albpetrol, favorizimin e Bankersit, pagesat korriptive nga Bankersi dhe subjekte të tjera në kuadër të zhvatjes së pasurive dhe parave publike.
Për të dy çiftet janë regjistruar dy procedime penale në SPAK. Endri Puka po hetohet për pagesat korruptive të Bankers ndaj kompanisë së tij AKSENT L&BC në këmbim të favorizimit të Bankers nga Puka kur ishte drejtor i Albpetrolit në dëm të shtetit shqiptar, afera këto të faktuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Erion Isufi dhe Stela Dhami po hetohen nga SPAK për pastrim parash dhe afera korruptive gjatë kohës kur kunati i tij, Lulzim Basha ishte në krye të Partisë Demokratike.

