HomeAktualitetDebat

Do shoh për figurë politike të paparë nga PD! Berisha mbyll komedinë me kryebashkiakun “polic” Florian Binaj

Do shoh për figurë politike të paparë nga PD! Berisha mbyll komedinë me kryebashkiakun “polic” Florian Binaj

Sali Berisha, duket se nuk do t’i besojë më kandidaturën për Bashkinë e Tiranës aktorit Florian Binaj.

Gjatë bashkëbisedimit që pati me ndjekësit në rrjetet sociale, kryedemokrati u pyet nëse PD-ja ka përzgjedhur kandidatin për Bashkinë e Tiranës.

Në vend që ta konfirmonte sërish Florian Binajn, të cilin e mbështeti para disa muajsh në zgjedhjet e pjesshme që u anuluan në Tiranë, Berisha tha se do t’u ofrojë qytetarëve një kandidat pas diskutimeve.

“Partia Demokratike, padiskutim që do t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës dhe, kur të hapë diskutimet në mënyrë transparente, kandidaturën më të shkëlqyer. Do të bëjë gjithçka për të bashkuar në një front më të gjerë të gjithë opozitën dhe për t’ia kthyer kryeqytetin qytetarëve”, tha Berisha.