HomeAktualitetKronike

Ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit Etmond Llabani

Ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit Etmond Llabani

Është ndarë nga jeta ish-drejtori i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës, Etmond Llabani.

Ai kishte marrë detyrën në këtë institucion pas arratisjes së Altin Ndocit, duke u komanduar në krye të burgut në një moment të ndjeshëm për sigurinë.

Më herët, Llabani ka qenë drejtues dhe në burgun e Peqinit. Në janar të këtij viti, pak ditë pasi mori detyrën në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, gjendje që ndikoi rëndë në shëndetin e tij dhe u dërgua në Itali.

Pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit mjekësor në vendin fqinj, ai nuk arriti të mbijetojë. Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Burgjeve.