Pas mbërritjes nga SHBA në Rinas, kreu i PD pasi foli plot entuziazëm për vizitën, pati edhe një pyetje të drejtëpërdrejtë.
Gazetarët e pyetën se, pasi ai shkoi në SHBA, a do të vijë SHBA në selinë e PD, dhe nëse ai vetë ka në axhendë ndonjë takim me ambasadorin e ri të SHBA, Eric Wendt, i cili vjen së shpejti në Tiranë.
Kësaj pyetje “me spec” Berisha iu shmang, duke thënë se nuk është amerikan, por shqiptar.
Gazetarja: Ka edhe një interes të lartë, ju shkuat në SHBA, po SHBA a do të vijë në selinë e PD, kur pas shumë kohësh vjen në Tiranë ambasadori i SHBA?
Sali Berisha: A jam unë amerikan apo shqiptar? Tani unë flas për veten time.

