HomeAktualitetDiaspora

VIDEO/ Ismail Qemali dhe Shën Tereza në ‘Times Square! Posteri i Samitit të IV të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm të New York-ut

VIDEO/ Ismail Qemali dhe Shën Tereza në ‘Times Square! Posteri i Samitit të IV të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm të New York-ut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë pamje nga Times Square në SHBA, ku në një prej ekranëve gjigandë të sheshit të famshëm shfaqet posteri i Samitit të IV-të të Diasporës shqiptare, që pritet të zhvillohet nesër.

Postimi i plotë i Ferit Hoxhës:

Ngjyrat kuqezi dallojnë kudo — në çdo cep të botës

Por mbase askund nuk ndriçojnë më fort sesa në sheshin më të famshëm në botë: TimesSquare

Samiti i IV-të i #Diasporës shqiptare merr jetë edhe atje ku rrahin ritmet globale, një dëshmi se identiteti ynë udhëton larg, por mbetet gjithmonë i fortë.