HomeBota

Video virale nga Hungaria, kërcimi i ministrit të ardhshëm “vjedh” vëmendjen pasi fituan zgjedhjet

Video virale nga Hungaria, kërcimi i ministrit të ardhshëm “vjedh” vëmendjen pasi fituan zgjedhjet

Mijëra qytetarë hungarezë dolën në rrugë për të festuar humbjen e Viktor Orbán dhe fitoren e Péter Magyar në zgjedhjet e së dielës, por një person arriti të marrë gjithë vëmendjen dhe të bëhet viral.

Protagonisti i videos, që ka kaluar mbi 1.5 milionë shikime në Instagram, është Zolt Hegedüs.

Në pamjet e filmuara nga gazetarja e RTL, Noémi Zalavári, Hegedüs shihet duke kërcyer me shumë entuziazëm në skenë, aty ku Péter Magyar po festonte fitoren dhe ndryshimin e pushtetit pas 16 vitesh në Hungari.

“Zolt Hegedüs, emri i të cilit po përmendet për postin e ardhshëm të ministrit të Shëndetësisë, është i lumtur”, shkroi gazetarja në përshkrimin e videos.

Edhe Deutsche Welle zgjodhi momentin e vallëzimit të tij për të ilustruar atmosferën euforike në qytetet hungareze pas rezultatit të zgjedhjeve.