HomeAktualitet

FOTOLAJM/ Korridor ajror mbi rrugë për të lidhur SPAK me BKH

FOTOLAJM/ Korridor ajror mbi rrugë për të lidhur SPAK me BKH

Kjo strukturë metalike te “Jordan Misja” për të lidhur Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe opinionin publik. Ajo tashmë mësohet se do të shërbej si një korridor ngritur mbi rrugë për të lidhur hetuesit me prokurorët.

Dy institucionet, ndahen në mes nga një rrugë automjetesh dhe për të lehtësuar më tepër bashkëpunimin dhe efikasitetin, është vendosur që të ngrihet kjo strukturë metalike e cila është ende e papërfunduar.

Siç shihet, ajo nis nga godina e Byrosë Kombëtare të Hetimit në anën e sipërme të rrugës dhe përfundon në hyrjen e godinës së SPAK e GJKKO, por mesa kuptohet nga fotografitë, këmbët metalike vazhdojnë dhe më tej dhe struktura pritet të jetë më e gjatë.

Me marrjen e drejtimit të SPAK nga Klodjan Braho, është kërkuar që hetuesit e BKH-së të ngrihen në një nivel tjetër, për të fituar pavarësi nga Policia e Shtetit, për shkak se herë pas here ka pasur raporte për dekonspirim të operacioneve.