HomeAktualitetDebat

“Një ambasador i Shqipërisë së rilindur”! Rama ndan foton, teksa i jep pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të New York, Eric Adams

“Një ambasador i Shqipërisë së rilindur”! Rama ndan foton, teksa i jep pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të New York, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social Facebook një postim nga momenti i dhënies së pasaportës shqiptare ish-kryeashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.

Në postimin e tij, Rama e cilëson këtë moment si të pazakontë dhe simbolik, duke theksuar afrimin mes Shqipërisë dhe një prej qyteteve më të rëndësishme në botë.

“Bota përmbys. Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush. Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit. Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?

Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur”, shkruan Rama.