HomeAktualitetDebat

Rama dëshmitar në gjyqin e Berishës? Pse entuziazmi i Berishës nxori zbuluar gjyqtaren

Rama dëshmitar në gjyqin e Berishës? Pse entuziazmi i Berishës nxori zbuluar gjyqtaren

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Sali Berishës që kryeministri Rama të thirret dëshmitar në seancën për dosjen “Partizani”.

Gazetari Flogert Muça tha për Real Story se doktor Berisha e sheh përballjen në prokurori si një lojë politike. Muça shtoi se Berisha kërkon që vëmendjen ta përqëndrojë vetëm te përballja me Ramën.

“Sot doktori dekonspiroi vendimin e gjyqtares, entuziazmi i Berishës nxori zbuluar gjyqtaren. I gjithë mesazhi i tij, duke anashkaluar Ramën, tregon se doktori e sheh përballjen me prokurorinë si një lojë politike dhe thotë: “Kur të jemi me Ramën në ring, do shihni spektakël”.

Doktori, me këtë që ka nisur sot, do t’i bëjë një nder “Ullirit”, që sot ai të gjithë vëmendjen publike e përqendron te përballja me Ramën; do fillojë procesi. Doktori do kërkojë që të fokusohet vetëm si përballje politike mes “dinosaurëve”. Sot ai e ka nxjerrë zbuluar gjyqtaren, por duke e parë në afatgjatë po i jep një dorë. Është një pretekst që ne të merremi me hijen dhe jo topin, është tentativë. Mund të ketë efekt te popullata.”