HomeAktualitetDebat

I shkarkoi vjehrrin: Belo Këlliçi sulmon Belinda Ballukun! Si e përdor deputeti i PD foltoren e Kuvendit për interesa familjare?

I shkarkoi vjehrrin: Belo Këlliçi sulmon Belinda Ballukun! Si e përdor deputeti i PD foltoren e Kuvendit për interesa familjare?

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, vijon të përdorë mandatin e deputetit dhe foltoren e Kuvendit për interesa familjare. Në seancën e sotme plenare, Belind Këlliçi mbajti një fjalim teksa sulmoi ish zv/kryeministren Belinda Balluku, pasi kjo e fundit i ka shkarkuar disa javë më parë vjehrrin Artan Shkrelin si drejtor i Institutit të Ndërtimit.

Sipas burimeve, Shkreli është shkarkuar nga detyra duke u zëvëndësuar përkohësisht nga Blerina Gjini. Disa javë më parë, Rama dhe Balluku kanë emëruar në krye të Institutit të Ndërtimit Persida Shkrepën. Kjo e fundit u prezantua pikërisht nga zonja Balluku para se të largohej si ministre e Infrastrukturës.

Prapaskena paralajmëroi shkarkimin e Artan Shkrelit që në shtator të vitit 2025 kur dhëndri i tij Belind Këlliçi nisi të sulmonte Belinda Ballukun. Sipas burimeve ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ka shkarkuar nga detyra Artan Shkrelin me kërkesë të kryeministrit Rama. Por, duke menduar se vendimi për largimin e Shkrelit ishte marrë nga Balluku, dhëndri i tij Belind Këlliçi befas nisi t’i sulej Ballukut.

Që kur vjehrri iu shkarkua nga posti publik, Belind Këlliçi përdor herë foltoren e PD-së dhe herë foltoren e Kuvendit për të sulmuar zonjën Balluku. Në seancën e sotme, Këlliçi u shpreh: “Sipas këtij njoftimi Balluku shprehet se investimi i ri në nënstacionin e Lezhës “Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”. Pra në tetor të vitit 2024, Belinda Balluku u tha shqiptarëve se kishte bërë një investim të mrekullueshëm për nënstacionin e Lezhës që do të mbulonte dhe Shëngjinin, e jo vetëm për kapacitetet aktuale por edhe për të mbuluar kapacitetet e reja të turizmit për të cilat Edi Rama u ka firmosur lejet e ndërtimit. Të ndëruar kolegë të mazhorancës,

Pas këtyre fakteve që ju bëra publike dilni këtu dhe i thoni shqiptarëve, o ka vjedhur Belinda Balluku këto miliardat e sipëcituara dhe investime s’ka, ose Balluku i paska bërë investimet e ju thjeshtë doni të vidhni tani, se rrugë apo logjikë tjetër nuk ka.

Ndërkohë në përfundim të fjalës sime,

Dua të rikujtoj Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë se i kam dërguar një kërkesë për informacion nëse ky shtet rrumpallhane ka ndonjë studim sesi Sistemi jonë i Transmetimit do të përballojë gjithë kapacitetet e reja të miratuara për ndërtimin e centraleve fotovoltalike dhe eolike. Sepse para pak vitesh prej abuzimit tonë shkaktuam 2 blackout në Rajon, duke rrezikuar rrjetin në sinkron të Evropës Kontinentale e shyqyr u bllokua efekti kaskadë në Kroaci“.