Moderatorja e Top Story-t, Grida Duma, në një intervistë dhënë në emisionin “Breaking” në Top News ka bërë një analizë të detajuar të aktualitetit politik në vend.
Duke nisur nga tema më e nxehtë, ajo e reformës zgjedhore, Duma thekson se kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, janë të janë të dy në të njëjtën trajektore. Sipas saj, ata po e bëjnë bashkë reformën zgjedhore.
“Ne duhet të kuptojmë çfarë prodhon qasja e pozitës dhe opozitës. Ne duhet të kuptojmë çfarë bëjnë për shqiptarët. Ajo që ne duhet te ndjekim ne. Para zgjedhjeve, Berisha ka propozuar 100 deputetë, pas zgjedhjeve, Rama thotë të shkojmë në 101. Teoria e lojës për të shkuar me shumë mënyra në një rezultat të njëjtë.
Ndryshojnë variablin dhe thënë këtë ajo që na habit në këto momente është që të dyja palët duan njëjtën gjë uljen e numrit të deputetëve. Shqetësimi i Ramës në mandatin e katërt nuk duhet të jetë tjetër, por të ketë lidhje me realitetin, jo ulja e numrit të deputetëve, që të shtojë drejtorët.
Shqetësimi i Berishës nuk duhet të ishin numrat, por mënyra se si zgjidhen këto deputetë. Dy liderët kërkojnë zvogëlimin e atyre të terreneve. Janë dy ndryshime që lidhen me mënyrën se si ulet terreni politik. Subjektet e reja varen nga mediat dhe frymëzimin e publikut nëpërmjet komunikimit”, tha Duma.

