HomeKronikeSport

VIDEO/ Përleshje në “Air Albania” pas golit të Partizanit: Tifozët e KF Tiranës grushta me sigurinë! Policia qetëson ultrasit

VIDEO/ Përleshje në “Air Albania” pas golit të Partizanit: Tifozët e KF Tiranës grushta me sigurinë! Policia qetëson ultrasit

Pjesa e parë e derbit mes KF Tiranës dhe Partizanit u mbyll 0-1 në favor të ‘Demave të Kuq’ që shënuan me anë të Human pas 22 minutave lojë. Fill pas golit të pësuar nga ekipi i tyre, disa tifozë ultras të KF Tiranës tentuan të futeshin në fushë, por u ndalën nga siguria.

Në videon e siguruar duket qartë një përleshje mes ultrasve dhe sigurisë, ndërsa prezenca e policisë bëri që situata të qetësohej brenda dy minutave.