Nga Presidenti te drejtuesit e institucioneve, kush ulet në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Nga Presidenti te drejtuesit e institucioneve, kush ulet në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.

Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi
Kryeministri, Edi Rama
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo
Ministri i Financave, Petrit Malaj
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi
Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.