Elvis Bekim Mataj, një nga mashtruesët më të sofistikuar të dhjetëvjeçarit të fundit, jeton në Europë, si “azilant” midis Zvicrës dhe Gjermanisë, por është prezent në Shqipëri me një tufë biznesesh që i ka të gjithë eficiente duke bërë miliona euro. Të gjithë i ka në emrin e tij, të gruas (Eriselda Brahimllari) dhe kuanatit (Desian Brahimllari), të tre të “arrtisur” nga Shqipëria.
Elvis Mataj, ish kryetar i LRI, ka qenë drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA, dora e besuar e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA me kosto zhvatje miliona euro. DIA mblidhte fiktivisht borxhin e keq të CEZ, duke marrë miliona euro, ndërsa CEZ favorizohej nga qeveria e atëhershme në dëm të taksapaguesve shqiptarë, sidomos me uljen e shitjes së çmimit të energjisë nga ERE. Për këtë aferë Kastriot Ismailaj bëri 9 vite burg, ndërsa mashtruesi Elvis Mataj i shpëtoi ndëshkimit, madje mbylli edhe dosjen e gruas për skemat e mashtrimit me TVSH.
Eriselda Brahimllari është kamuflimi i Elvis Matajt në aktivitetin kriminal ku përfshihet skema mashtrimi me TVSH, pastrim parash, evazion fiskal, korrupsion, korruptim të segmente të drejtësisë për mbyllje dosjesh etj. Zonja Braimllari, duke krijuar imunitet ndaj drejtësisë pasi ka mbyllur dosjet penale në të kaluarën, vijon aktivitetin kriminal në Tiranë, në koordinim me bashkëshortin Elvis Mataj.
Si funksionojnë bizneset kur asnjë nuk është këtu t’i drejtojë?
Kompanitë e Elvis Matajt:
Lea 2025 – M51413019O – Bar kafe, restorant, piceri.
Energy Optimization Services – L81911029F – Projektim, ndertim, instalim dhe tregtimi I sistemeve te energjise se rinovueshme.
GLOBAL BAILIFF’S OFFICE – Kompani përmbarimi – Nipt L61709037B
Elvis Mataj – Piceri dhe Katering “PIZZArte” me Nipt L62127009B
Elvis Mataj – Kompani Ndërmjetësimi dhe Konsulence tregtare, me Nipt L31904018T
ECOSUN ALBANIA – Kompani për Ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme, me Nipt L81316002L
AMALFI – Restorant, Bar Kafe – Piceri, te Pallatet “Delijorgji” Nipt M12305016O
QUICK LOANS – Kompani mikrokredie, Nipt M01406043Q
Elite Bailiff’s Office – L31328001M – Kompani Përmbarimi
ELITE CONSULTING – L11325011C – Shërbim për mbledhjen e borxheve.
Prapaskena ka zbuluar se Elvis Mataj ka ndërtuar një perandori biznesesh mashtruese që fillojnë nga kompania famëkeqe e mbledhjes së borxheve “Elite Consulting”, kompania e mikrofinancës “Quick Loans”, kompania e përmbarimit Global Bailiff’s Offfice”, “Elite Bailiff’s Office” deri te kompania “Ecosun Albania” që po kërkon nga qeveria licenca për panele diellore mbi 100 mgw.
Dy piceritë dhe restorantet mashtruesi Mataj i ka për kruajtëse dhëmbësh.
Me Elite Consulting bashkë me Hakanin e Iutecredit Albania ka zhytur në borxhe 20 mijë viktima të blerjeve të vogla nëpër dyqanet e telefonave dhe elektroshtëpiakeve nëpër qendra tregtare. Askush nuk i prek bizneset e “pentitos” Elvis Mataj.
Elvis Mataj kujtohet kur dëshmoi kundër Kastriot Ismailajt për çështjen CEZ-DIA. Shteti e mori në mbrojtje me forca speciale “pentiton”. Më pas e ndryshoi dëshminë. Kur Mataj dëshmonte për aferën CEZ-DIA të Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt, Ilir Meta e akuzonte si mashtrues dhe si i marrë peng me dosje. Kur Mataj dëshmonte se nuk dinte asgjë për raportin korruptiv mes Metës dhe Ismailaj, dëshmia e tij tundej nga Meta si ‘provë’ për pafajësinë e tij.
Në të njëjtën kohë Eriselda Brahimllari, gruaja e tij hetohej për skema mashtruese me kompaninë “Elite Consulting”. Shoqëria e krijuar në janar të vitit 2011, ka përfituar miliona euro nga ndërmjetësimi i mbledhejs së borxheve dhe ato nuk janë deklaruar. Bëhet fjalë fshehje të TVSH dhe detyrimeve fiskale të përfituara nga veprimtaria si ndërmjetës. Për çudi çështja e saj u pushua edhe pse bashkëpunëtorët e saj u dënuan. Elite vazhdoi mashtrimet.
Pas dëshmisë Mataj “u zhduk” jashtë shtetit me Eriseldën,por në të vërtetë ka qënë gjithnjë këtu në Shqipëri me një tufë kompanish që kanë bërë miliona dhe askush nuk pyeti se si drejtoheshin nga ekzili prej Matajt.
Edhe pse ishte bashkëpuntori kryesor i Kastriot Ismailiaj ai nuk u dënua kurrë. Madje u la që zanatin e mbledhjes së borxheve ashtu si e bëri me CEZ, ta vazhdonte për një dhjetëvjeçar me Elite Consulting. Dëmet e Elite për dhjetë vjet janë më mëdha se mashtrimi CEZ-DIA.

