Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar në rrjetin social X lidhur me vizitën e saj në Tiranë dhe takimin me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim publik, ajo u shpreh se ishte e nderuar të udhëtonte drejt Tiranës për të avancuar agjendën energjetike të Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe për të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një marrëveshje historike. Sipas saj, marrëveshja 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm , LNG mes Shqipërisë, kompanisë Venture Global dhe LNG përfaqëson një angazhim prej 6 miliardë dollarësh.
Diplomatja theksoi se kjo marrëveshje do të forcojë sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në të gjithë rajonin. Ajo vlerësoi gjithashtu punën e mëparshme të zyrtarëve amerikanë dhe institucioneve përkatëse në këtë drejtim.
Në përfundim, ambasadorja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar se partneritete të tilla e bëjnë rajonin më të lidhur, më të sigurt dhe më të zhvilluar ekonomikisht.
“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për LNG-në amerikane. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Ne jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Secretary Burgum, Secretary Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon është më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë.”

