Jeff Bezos është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar pëlqimin e familjes presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Pasi investoi 70 milionë dollarë për të prodhuar dhe promovuar dokumentarin “Melania”, kushtuar Zonjës së Parë Melania Trump dhe që rezultoi një dështim i madh, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë është gati t’i ofrojë njërit prej djemve të presidentit, Donald Trump Jr., një të ardhme si yll reality shoë, duke ndjekur gjurmët e të atit.
Sipas Ëall Street Journal, Amazon prej kohësh po diskuton rikthimin e “The Apprentice”, reality show që dikur kishte si protagonist Trump dhe që, sipas vetë producentëve, ndihmoi në promovimin e një narrative të rreme të suksesit.
Seriali televiziv u transmetua në NBC duke filluar nga viti 2004. Kur vendosi të pranonte ofertën për ta drejtuar programin, Trump sapo kishte kaluar një sërë falimentimesh. Dy vite më parë, autorët pranuan se ai u zgjodh jo sepse ishte një model suksesi, por sepse, mes të gjithë biznesmenëve në New York, ishte ai që kishte më shumë kohë të lirë. Investitorë të tjerë e kishin refuzuar ofertën, pasi duhej të merreshin me kompanitë e tyre. Tani Bezos dëshiron një sezon të ri të atij programi të suksesshëm, ku “The Donald” gjykonte idetë e kandidatëve aspirantë për punë.
Trump, në fund të çdo episodi, shqiptonte pa përjashtim frazën e famshme “you’re fired”, që do të thotë “je i pushuar nga puna, nuk ia dole”. Një konkurrent eliminohej dhe ky ishte momenti kulmor për publikun, fraza që e shndërroi Trump në një figurë të ashpër biznesi, duke bindur miliona amerikanë t’i besonin drejtimin e vendit.
Tani, roli i sipërmarrësit të pamëshirshëm mund të interpretohet nga djali i tij, Donald Jr. Diskutimet për emisionin janë ende në fazë fillestare. Vëllezërit e tij, Eric dhe Ivanka Trump, për momentin nuk rezultojnë të përfshirë, por nuk përjashtohet që Bezos të mendojë të financojë projekte edhe për ta./La Repubblica

