HomeAktualitetDebat

Rama mesazh nga Armenia për tragjedin në Durrës! Qytetari i’a pëplas në fytyrë: Ju nuk jeni prift por KM! Na mbroni fëmijët nga vrasësit që përdorin si armë makinën

Rama mesazh nga Armenia për tragjedin në Durrës! Qytetari i’a pëplas në fytyrë: Ju nuk jeni prift por KM! Na mbroni fëmijët nga vrasësit që përdorin si armë makinën

Kryeministri Rama dergon mesazh për ngjarjen tragjike në Durrës:

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.”, shkruan Rama.

Përgjigjia eq qytetarit

Zoti KM, ju nuk jeni prifte! Nepermjet agjensive e organizatave te sigurise qe keni ne vartesi, na mbroni jeten e femijeve nga vrasesit qe perdorin makinat si arme. Beni ate per te cilet jeni votuar, ndermerrni nisma ligjore qe drejtuesit e mjeteve bandit te mos shikojne diell me sy.