“Frenohet “rritja e çmimit të vezës! Duka i “klanit të Zemunit” sipas Berishës dhe i Berishës sponsorizon Flamingot: Vezë falas nga pularia ime për të goditur ata që keni inat!

“Frenohet “rritja e çmimit të vezës! Duka i “klanit të Zemunit”  sipas Berishës dhe i Berishës sponsorizon Flamingot: Vezë falas nga pularia ime për të goditur ata që keni inat!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar aksionin e protestuesve që kanë goditur me vezë gazetarë, politikanë dhe figura publike, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për keqqeverisjen.

I ftuar në “Off The Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Duka shprehu mbështetjen për protestën, duke u ofruar protestuesve vezë falas nga pularia e tij. Megjithatë, ai kërkoi vetëpërmbajtje dhe kujdes në përzgjedhjen e personave ndaj të cilëve drejtohet zemërimi.

Duka kundërshtoi linçimin pa dallim të figurave publike, duke theksuar se jo çdokush është hajdut apo i lidhur me krimin. Në këtë kontekst, ai i doli në krah deputetes së PS-së, Iris Luarasi, për të cilën u shpreh se nuk mban të njëjtat përgjegjësi dhe “mëkate” si të tjerët.

Gjatë debatit me Ilir Xhamalajn, aktivist i protestës, kreu i PAA-së kërkoi më shumë vetëpërmbajtje, duke nënvizuar nevojën që pakënaqësia të mos kthehet në sulme ndaj kujtdo.

Duka kritikoi edhe opozitën, duke vlerësuar se asaj i nevojitet një lidership i ri për të shkuar drejt fitores.