Pas sheshit Skënderbej dhe Ministrisë së Ekonomisë, dhuna e protestuesve duket se nuk ka kursyer as Piramidën e Tiranës, të cilës i kanë thyer xhamat e bizneseve në katin e parë dhe më pas i kanë vënë flakën.
Po ashtu në flakë janë përfshirë edhe tabelat reklamuese, si dhe janë shkatërruar objekte përreth.
Protestuesit i kanë vënë flakën edhe një banke të nivelit të dytë te Piramida, si dhe kanë shkatërruar një kafe-librari. Flakët e shkaktuara prej tyre kanë përfshirë edhe motorin e një qytetari.

