Vandalët e maskuar si studentë me maska sulmuan institucionet dhe shkatërruan bizneset, Berisha: Janë luanë! Protesta paqësore, policia i detyroi të përdornin dhunë! Rama të dorëhiqet

Vandalët e maskuar si studentë me maska sulmuan institucionet dhe shkatërruan bizneset, Berisha: Janë luanë! Protesta paqësore, policia i detyroi të përdornin dhunë! Rama të dorëhiqet

Protestuesit e maskuar që sulmuan institucionet e qeverisë, Bankën e Shqipërisë, bizneset private dhe pronën publike janë “luanë” për Sali Berishën. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD thotë se ata kanë reaguar për shkak të dhunës së policisë dhe janë përgjigjur në mënyrë heroike.

Megjithatë, reagimi i policisë ditën e sotme ishte më i zbutur krahasuar me atë të së martës, duke ndërhyrë vetëm në momentet më kritike.

“Nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës luanë si ata studentë! Edi Rama duke urdhëruar narko-banditë të tij për të çarë kafka dhe thyer kocka gjymtyrësh të të rinjve dhe qytetarëve që protestonin në mënyrën më paqësore, detyroi ata të përdorni çdo mjet rrethanor kundër kriminelëve me uniformë, dhunuesit e tyre. Janë mbi 50 studentë dhe qytetarë të plagosur nga plagë të ndryshme, me thyerje të femurit, të këmbës, çarje të kafkës në pjesën frontale që është pjesa më e fortë e saj.

Janë me dhjetëra të tjerë me plagosje të tjera në trup, pa llogaritur këtu dhjetëra e dhjetëra të cilëve iu hodhën spray ariu në sy apo iu gjuajtën me brutalitet me topa uji. Duhet theksuar se studentët janë përgjigjur me një heroizëm të vërtetë. Reagimi i tyre lidhet me revoltën e tyre shpirtërore kundër narko-diktaturës. Studentët kanë një seri arsyesh shumë të forta për t’u përballur me këtë qeveri dhe për të arkivuar në banesën e turpit të historisë”, tha Berisha.