Gazetarja e Top Channel, Doriana Bezat, është rrethuar nga një grup protestuesish gjatë raportimit nga protesta, ndërsa në pamje shihet se situata përshkallëzohet në konfrontim fizik.
Bezat ndodhej në terren duke kryer detyrën e saj, kur protestuesit afrohen dhe e rrethojnë. Në vijim, gazetarja shihet duke u shtyrë nga turma.
Incidenti shënon një tjetër episod të dhunës gjatë protestës, këtë herë ndaj një gazetareje që po raportonte zhvillimet në terren.

