Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira pritet të rikthehet në qendër të vëmendjes së futbollit botëror, këtë herë si autore e himnit të Kampionatit Botëror 2026.
Pas suksesit të madh me këngët “Waka Waka” në vitin 2010 dhe “La La La” në Botërorin e Brazilit 2014, Shakira ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Dai Dai”, i cili do të shërbejë si kënga zyrtare e turneut të ardhshëm.
Artistja ka ndarë edhe videoklipin e këngës në rrjetet sociale, ku është pritur me reagime pozitive nga fansat në mbarë botën.
Titulli “Dai Dai” është marrë nga gjuha italiane dhe do të thotë “le të shkojmë, le të shkojmë”, ndërsa për ironi të fatit, Italia nuk do të marrë pjesë në këtë edicion të Botërorit.

