Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, akuzohet se ka nxitur nxënësit të braktisin mësimin dhe të përfshihen në veprime që dëmtojnë pronën publike.
Thirrjet për bojkot të procesit mësimor në Mat kanë shkaktuar reagime, ndërsa nxënësit e shkollës “Pjetër Budi” janë parë duke u rikthyer në klasa pas përfundimit të pushimit të gjatë.
Sipas reagimit të publikuar, nxënësit kanë zgjedhur të vijojnë procesin mësimor, ndërsa janë kritikuar thirrjet për përfshirjen e tyre në protesta me karakter politik.

